Search
×

Sign up

Use your Facebook account for quick registration

OR

Create a Shvoong account from scratch

Already a Member? Sign In!
×

Sign In

Sign in using your Facebook account

OR

Not a Member? Sign up!
×

Sign up

Use your Facebook account for quick registration

OR

Sign In

Sign in using your Facebook account

DDP

Article Summary   by:kujtimi     Original Authors: Kujtim SERMAXHAJ; Krenare OSMANI
ª
 
Bërthama e sistemit bankar në Kosovë [BR] Sistemi bankar në Kosovë përbëhet nga shtatë bankat komerciale, të cilat janë të licencuara nga Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave të Kosovës (BPK). BPK në emër të UNMIK-ut bën licencimin, mbikqyrjen dhe kontrollimin e bankave në Kosovë. Likuiditeti i bankave komerciale kosovare konsiderohet nga ekspertët si më i sigurti në rajon, falë punës së ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët kanë përgatitur në BPK një personel vendor të aftë për të ushtruar këtë veprimtari. Të metat kryesore të sistemit bankar në Kosovë janë kamatat e larta dhe koha e shkurtër e kthimit të kredive. Pjesa më e madhe e depozitave të kosovarëve, që kalon shifrën 600 milionë euro, janë të deponuara jashtë vendit. Bankat arsyetohen se legjislacioni ekzistues në vend nuk iu krijon atyre komoditetin e rritjes së nivelit të kredive. Bankat ankohen se atyre ju mungojnë mekanizmat e detyrimit të kthimit të kredive dhe për këtë arsye ato janë shumë të matura në lejimin e tyre. “Pro Credit Bank”, “Raifaisen Bank”, janë dy bankat komerciale që janë themeluar me kapital të huaj, ndërsa pesë bankat tjera “Kasabanka”, Banka e Re e Kosovës”, “Banka Private e Biznesit”, “Banka Ekonomike” dhe “Banka Kreditore e Prishtinë”, ose janë themeluar me kapital vendor, ose me kapital të përzier. Një dukuri tjetër negative që vërehet, sidomos te bankat me kapital vendor, është shfrytëzimi i bankave nga ana e vetë aksionarëve (themeluesve) të bankave. Ka shumë raste kur aksionarët e një banke të caktuar kanë marrë më tepër kredi nga banka e vet, sesa që është kapitali i tyre në themelimin e bankave. Një e metë tjetër në menaxhimin e bankave është vërejtur edhe në rastet kur aksionarët e disa bankave ndikojnë drejtpërdrejt në punën e menaxhmentit dhe nuk i lënë këta të fundit që ta kryejnë punën në mënyrë profesionale. Ekzistojnë shumë raste kur aksionarët e caktuar ndikojnë në dhënien e një kredie, madje edhe kur subjekti i caktuar nuk i plotëson kriteret e parapara. BPK-ja në fillim të këtij viti është ballafaquar me problemin e sigurimit të “Swift” kodit bankar për Kosovën. Menaxheri ndërkombëtar i BPK-së, Donat Branger, kishte vendosur “krye në vete” në janar të vitit 2004, që të aplikojë kodin bankar të Serbisë dhe Malit të Zi, gjatë transakcioneve ndërkombëtare të bankave komerciale. Mirëpo me kundërtimet e Qeverisë, përfaqësuesve të bankave, komunitetit të biznesit, mediave dhe shoqërisë civile, UNMIK-u hoqi dorë nga kjo ide. Insistimi që të përdoret “swift-i” i Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë, ka ndikuar negativisht në imazhin e BPK-së, duke llogaritur përvojën e keqe që kanë kosovarët me bankat e ish-Jugosllavisë, ku ata humbën kursimet disavjeçare. Me të filluar misionin në Kosovë, verën e vitit 2004, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, kërkoi nga Organizata Ndërkombëtare e Standardeve, që “swift” kodi i Visa Card, me inicialet QZ të përdoret për transakcionet ndërkombëtare të bankave kosovare.
Kjo kërkesë është pranuar nga ISO, por ende nuk është jetësuar në praktikë. Gjatë këtij viti vërehet një punë më efikase e bankave komerciale, sidomos në rritjen e interesave të kursimeve, 3 deri në 6 % dhe rënien e kamatave për kredi, në rreth 10 për qind. Përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë, po kërkojnë që paratë e kurimeve pensionale, rreth 70 milionë euro sa janë grumbulluar deri më tani, të ruhen në bankat kosovare, por drejtuesit e Trustit të Kursimeve Pensionale, thonë se ende nuk ekziston siguri e mjaftueshme për plasimin e atyre mjeteve në Kosovë. Drejtuesit e Trustit thonë se sikur të kishte siguri të mjaftueshme, bankat komerciale do t''i kishin investuar depozitat e tyre në Kosovë, e jo siç po ndodh tani, kur shumica e depozitave investohen në Evropën Perëndimore. Për të siguruar kushte më të volitshme për dhënien e kredive, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje për të siguruar linja kreditore nga institucionet financiare ndërkombëtare. Nëse do të siguroheshinëto kredi, që nuk është e pamundshme, atëherë qeveria do të lejonte linja kreditore nëpër bankat e caktuara komerciale dhe me këtë do të ndikonte në uljen e kamatave të kredive dhe në rritjen e kohëzgjatjes së kthimit të kredisë. Disa ekspertë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, qëndruan muajin e kaluar në Prishtinë, për të shikuar mundësinë e lejimit të kredive për Kosovën. Njëri prej tyre tha se asgjë nuk është e pamundshme, nëse qeveria dhe komuniteti i biznesit arrijni t''i bindin ata se Kosova ka kapacitete për kthimin e kredive. Duke llogaritur suficitin e cili për çdo vit në Kosovë tejkalon 100 milionë euro, atëherë nëse vetëm gjysma e këtyre mjeteve do të përdoret për kthimin e kredive të jashtme, në Kosovë do të krijohej mundësia e hapjes së linjave kreditore, që do të ishte një ndihmë e madhe për ekonominë vendore. Zhvillimi ekonomik i Kosovës është i lidhur, ndër të tjera, edhe me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo kategori e ndërmarrjeve nuk është në gjendje që të përballojë kamatat e larta dhe kohën e shkurtër për kthimin e kredive (me përjashtim të disa ndërmarrjeve tregtare). Hapja e linjave të reja kreditore, sidomos për ndërmarrjet prodhuese do të ishte hapi i parë për zhvillimin ekonomik dhe uljen e shkallës së papunësisë.
Published: December 18, 2007   
Please Rate this Summary : 1 2 3 4 5
Translate Send Link Print
  1. 1. krenare osmani

    per kete teme

    u simpply the best

    0 Rating Wednesday, March 05, 2008
X

.